Mes miliona të krishterëve të botës, edhe besimtarët kosovarë kanë festuar ditën e lindjes së Krishtit.

“Zoti është burim i jetës. T’i kthehemi të vërtetës, t’i kthehemi burimit, t’i kthehemi shpellës së Betlehemit, ku një foshnje e vogël na është ofruar dhe ajo foshnje është Zoti. Dhe porosia e tij është “Të Dua”. Aty ku nuk ka Zot, nuk ka jetë, aty ku nuk kënaqësi, aty nuk ka lumturi”. Këto ishin disa nga fjalët e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji në meshën e mbajtur në Katedralen “Nëna Terezë”.

“Nuk dëshiron që kryevepra e tij të jetë e robëruar, copëtuar e shëmtuar, po herë pas here Zoti foli në mënyra të ndryshme, foli nëpërmes mbretërve, nëpërmes profetëve. Krejt Besëlidhja e Vjetër është një porosi, një fjalë një dëshirë e Zotit që mos ta lejë njeriun e robëruar”.

Më herët, me mesazhe urimi u janë drejtuar besimtarëve kosovarë edhe liderët e vendit.

Vetë qytetarët e kosovës, kanë kremtuar ditën e lindjes së Krishtit me pemën tradicionale, shkëmbim dhuratash e bashkime familjare, me shpresën se vitet në vijim do të jenë më të mbarë dhe më të begatë.

Top Channel