Një roman për Ravensbruck? Keni dëgjuar për të? Në fakt cdokush kur e dëgjon, nuk i shkon në mendje dicka e mirë. E megjithatë është kaq e vështirë t’i rezistosh shfletimit të një libri që flet për këtë vend. E vërteta është se historia e tij nuk mbetet thjesht një kuriozitet i rëndomtë. Ravensbruck dhe eksperimentet mjekësore të kryera aty, tek vajzat polake, shumica prej të cilave adoleshente që iu bashkuan frontit të Rezistencës, njihen ndoshta jo prej të gjithëve.

Autorja e ketij romani, Martha Hall Kelly, ka zbuluar kete histori të mrekullueshme për një grua të mire dhe bujare që nuk duhet të harrohet kurrë. Kelly e mbush librin e saj me shumë detaje per t’i dhene nje shpjegim akoma dhe me te detajuar okupimit të tmershem te Polonise prej nazizmit gjerman dhe situatës se padrejtë të pasluftës të krijuar nga ata që kishin qene aleatët e Polonisë.

Kelly rrëfen historinë nëpërmjet tre tregimeve paralele. Megjithatë, kritikët shkruajnë se historia është aq e mahnitshme sa tre zërat jo vetëm që bëhen të dallueshem, por rrëfimi i tyre mbetet deri në fund mahnitës. Romani është i mbushur më përshkrime të detajuara stilistike dhe imagjinare por e tëra bazuar në një histori të vërtetë njerëzore, apo dhe fakte historike ku rrefehen krime të perbindshme. Historia fillon me Caroline Ferriday, një vajzë e pasur amerikane, jeta luksoze e së cilës tronditet nga themelet, kur ushtria e Hitlerit pushton Poloninë.

Larg prej jetës së kësaj amerikaneje të llastuar, shtrihet historia e Kasia Kuzmerick, një adoleshente polake e cila gjendet mes një Polonie tashmë të pushtuar. Shkolla e 17-vjeçares është mbyllur dhe ajo i bashkohet Rezistencës, ku angazhohet si korriere. Nje hap i gabuar i sjell asaj, pasoja fatale. Ndryshe nga e reja amerikane, polakja Kuzmerick është një personazh imagjinar, një kompozim bazuar në të burgosurat e vërteta të Ravensbrück-ut, disa prej të cilave autorja i takoi gjatë një udhëtimi kërkimor në Poloni. Personazhi i tretë, nuk është imagjinar. Herta Oberheuser, është një kirurge ambicioze e përkushtuar plotësisht në ideologjinë naziste. Ajo kryen eksperimente të shëmtuara ndër gratë e reja dhe të shëndetshme polake. Autorja e librit, Martha Hall Kelly nuk mund të kishte zgjedhur një temë më të vështirë se kjo, në debutimin e saj të parë si romanciere. Ajo hulumtoi mbi librin e saj për gati dhjetë vjet, në Francë, Nju Jork dhe në Connecticut. Më pas udhëtoi në Poloni, ku u takua dhe intervistoi ish të burgosura dhe të mbijetuara të Ravensbrück-it, si dhe historianë te asaj epoke, të cilët e ndihmuan në këtë ndërmarrje.

“Vajzat pa emër”, është një roman që mbart një histori të madhe dashurie, shpagimi dhe sekretesh të tmershme. Kjo është një pjesë e historisë e cila nuk duhet të mbetet kurrsesi në harresë.

Top Channel