Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.

Lajmin e dha guvernatori i Bankës se Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp pasditen e së hënës.

“Rritja ekonomike për vitin 2018 është e kënaqshme. Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën baze të interesit, si dhe normat e interesit të kredive. Rritja e normës bazë të interesit s’do të fillojë para tremujorit të dytë të vitit 2019. Banka e Shqipërisë do vijojë të monitorojë kursin e këmbimit. Në vitin 2018, rritje të punësimit dhe pagave si dhe rritja ekonomike ka qenë e kënaqshme”, deklaroi Sejko.

Top Channel