Si çdo vend tjetër në botë, të krishterët festojnë Krishtlindjen edhe në Kosovë.

Në Katedralen “Nënë Tereza” është organizuar një program për fëmijë, që do t’i paraprijë meshës kryesore në mesnatë, të cilën do ta hapë aktorja e njohur ndërkombëtarisht nga Kosova, Arta Dobroshi, me një vjershë për Nënë Terezën.

Para pak orësh u bë pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis”, në ambientet e Katedrales, e cila u organizua nga ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

Sipas Dom Lush Gjergjit, Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë paqe e dashuri, e mbi të gjitha respektimin e jetës.

Qytetarët thanë se dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave, familjen e bashkuar dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Babadimrit të Vitit të Ri.

Para Katedrales “Nënë Tereza” janë vendosur shtëpizat e drurit, nga të cilat do të shërbehet verë dhe pije të tjera, pas përfundimit të meshës kryesore.

Top Channel