Në mbarë botën është koha e Krishtlindjes. Atmosfera festive mbizotëron kudo dhe e gjithë kjo frymëzon optimizëm ashtu siç ndodh çdo vit në këtë periudhë.

Çdokush e feston në mënyrën e tij dhe bota e futbollit nuk bën përjashtim. Simboli i kësaj feste është pikërisht bredhi i zbukuruar me rastin e kësaj feste ku nuk janë të paktë ata që e personalizojnë.

Një pjesë e mirë e futbollistëve të botës duke shfrytëzuar rrjetet e tyre sociale i kanë prezantuar botës pemët e Krishtlindjes dhe atmosferën që ekziston në familjet e tyre. Në familjen e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguiez dhe fëmijët janë bashkë pranë Babagjyshit të Vitit të Ri që padyshim është lodër me Cristiano Jr që u shfaq i veshur me fanellën e Juventusit.

Portieri i Liverpoolit, Alisson preferoi që të personalizojë pemën e tij të Krishtlindjeve duke u bazuar te personazhet e famshëm të Dysney, Minnie dhe Mickey Mouse. Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane nuk mund të linte mënjanë futbollin e luajtur në këtë periudhë festash. Mes zbukurimeve në pemën e tij shfaqet edhe Këpuca e Artë e Premier Leagues pasi ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Nuk mund të mungonte në këto festime familja Icardi. Sulmuesi i Interit, bashkëshortja Wanda Nara dhe dy vajzat e tyre pozuan së bashku përpara pemës ku dominojnë ngjyrat e bardhë dhe e kuqe. E veçantë është edhe pema e përgatitur nga portieri i Evertonin Pickford ku çdo zbukurim është në ngjyrë të bardhë.

Top Channel