Episodi 3 – Kaliostros i kthehet makthi më i keq në realitet. Ai merr pjesë në funeralin e tij, ku dëshmon dhimbjen e atyre që e donin, por në të njëjtën kohë habitet nga prania e një djali misterioz, Jonasi. Ky njeri duket se është në të njëjtat kushte si Kaliostro, por fjalët që i thotë nuk janë aspak ngushëlluese. Ana, ndërkohë, mezi pret të zbulojë sekretet e të shoqit, para se të vritej.
Episodi 4 – Lajmet e këqija sa vijnë e shtohen për Kaliostron. Kolegët që i shihte me sy të mirë, të gjithë e kanë nga një sekret. Për më keq, secili prej tyre mund të jetë vrasësi i tij. Dyshimet më të mëdha janë mbi Paoleton, me të cilin nuk shkonte aspak mirë, e që tani po shoqërohet me persona të dyshimtë.

Të dielën, ora 15:15, në Top Channel

Top Channel