Zëvendës / Kryeministri Matteo Salvini tha të martën se ai shpresonte se Komisioni Evropian nuk do të ndalte bisedimet mbi buxhetin e kontestuar të Italisë për vitin 2019, duke shtuar se ai ishte “absolutisht optimist” se një marrëveshje do të arrihej.

Komisioni e kundërshtoi projektbuxhetin ekspansion të Italisë në tetor, duke thënë se ajo ishte në shkelje të qartë të rregullave fiskale të BE. Roma paraqiti një plan të rishikuar javën e kaluar, me një deficit më të ulët dhe negociatat intensive rreth paketës janë ende në vazhdim.

Salvini u tha gazetarëve se parlamenti italian do të kalojë buxhetin përpara fundit të vitit, edhe nëse do të duhej që ligjbërësit duhej të punonin natën e 31 dhjetorit.

Nëse Komisioni Europian nuk pranon as projektin-buxhetin e ri të Italisë, atëherë Roma mund të përballet me sanksione dhe gjobë disa milionëshe, për borxh të lartë publik.

Top Channel