Foto ilustruese

Një automjet është djegur gjatë natës në Gjirokastër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Meçitë”.

Makina me targa AA650RV, në pronësi të D. Xhelili është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel