Vetting/ Alfred Progonati përballë KPK-së

18/12/2018 12:37

U zhvillua të martën seanca dëgjimore për Alfred Progonatin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. ILDKPKI thotë se ka bërë deklarim të saktë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Ka marrë 31 mijë euro kredi. Konstatohet se shuma në fillim e apartamantit është deklaruar 67 mijë euro. ILDKPKI u shpreh se subjekti ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë. Subjekti ka pasur burime financiare të ligjshme për të blerë apartamantin.

K gjithashtu një makinë Toyota të blerë për 3360 euro, kursime dhe të ardhura nga paga. Gjendje “cash” 400 mijë lekë kursime nga paga dhe gjendje “cash” 500 mijë lekë e mbetur nga kredia e marrë në bankë.

Transfertë bankare: 1500 euro në llogarinë e vajzës që jeton në Gjermani për të mbuluar të ardhurat.

DSIK thotë se subjekti është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. KPK ka kryer hetime të pavarura dhe ka konstatuar se subjekti nuk ka kontakte të papërshtatshme. Për subjektin nuk ka pasur denoncime.

Vendimi për Alfred Progonatin do të jepet më 20 dhjetor, në orën 10:00.

Top Channel