Partia Demokratike ka kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që dekreti i Presidentit për buxhetin e vitit 2019 të zhvillohet me debat.

Nëpërmjet kreut të grupit të saj parlamentar, Edmond Spaho, PD-ja kërkoi debat ditën e enjte, kur edhe do të kthehet në Kuvend.

“Jemi dakord, por të vendoset koha nga grupet”, ishte përgjigjja e Taulant Ballës, kreu i grupit parlamentar socialist.

“Përshëndes rikthimin e opozitës në punën normale të Kuvendit. Të votojmë së bashku Reformën Zgjedhore. Sot e kemi depozituar në Kuvend duke ditur se ju do të riktheheshit. Ta miratojmë së bashku të enjten ose të premten”, shtoi Balla.

Top Channel