Kryeministri Edi Rama, në takimin me pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor, premtoi se në janar studentët do të paguajnë 50% të tarifës.

“Nëse këta të universitetit të kërkojnë më shumë, hajde tek unë me megafon në dorë. Çfarë duhet të them më shumë, nuk e di. Ja ku e keni premtimin e parë. Unë jam këtu me zë dhe me figurë dhe po ua them qartë. Paratë universiteteve për tarifat tuaja, do t’i japim ne, qeveria”, deklaroi Rama.

Top Channel