Refie Izeti jeton mes mundimesh në fshatin Lubonjë të Vlorës. Në këtë fshat ku të gjithë ankohen, një nënë e 4 fëmijëve mban peshën më të rëndë, pasi një prej djemve është i paralizuar.

“Kam kërkuar që t’i nxjerrin një përkrahje djalit, por më thanë se ka tokën. Me 10 000 lekë në muaj e shtyjmë”, thotë nëna dhe djali.

Familja nuk paguan dot energjinë elektrike prej muajsh.

Varfërinë në këtë fshat e gjen mes shtëpive të braktisura, pallateve pa banorë, mungesës së rrugëve dhe ujit të pijshëm, ndërsa për t’u mjekuar, banorëve u duhet të shkojnë deri në Vlorë.

“Fshati është katandisur si mos më keq. Nga ana ekonomike, ujë, drita… Gjithçka është rrënuar”, thonë banorët.

Lubonja, fshati i cili dita-ditës po braktiset, dikur kishte mbi 1000 banorë, por sot nuk kanë mbetur as 150.

Top Channel