Duhej ta ndërpriste shtatzëninë, por priti javën e 16-të që të kalonin pak orë bashkë

18/12/2018 21:27

Një nënë 28-vjeçare mësoi se shtatzënia e saj nuk po shkonte siç duhej. Fëmijës nuk po i zhvillohej truri. Mjekët i dhanë dy opsione: ose ta ndërpriste shtatzëninë menjëherë, ose të priste deri në javën e 16-të dhe ta lindte fëmijën sa për ta përshëndetur për ato pak orë që do të mbijetonte.

Dhe gruaja zgjodhi opsionin e dytë. Ajo priti deri në javën e 16-të, e lindi foshnjën dhe e mbajti bashkë me të shoqin, për pak orë.

Çifti e kishte fëmijën e dytë, ishte vajzë, e madje ia kishin vënë emrin Xhia… ose Xhixhi, siç kishte nisur ta quante që në shtatzëni djali i tyre tre-vjeçar.

Në javën e 12-të mjekët diktuan që fëmija kishte një problem në tubin neutral, dhe truri nuk po rritej. Edhe sikur të lindte pas 9 muajsh, foshnja nuk do të jetonte dot më shumë se dy orë.

FOTO GALERI
1/10
Doktorët u dhanë dy zgjidhje, ose ndërprerje të shtatzënisë, ose të prisnin javën e 16-të e ta linin të jetonte pak orë

Top Channel