Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja është shkarkuar nga detyra.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) arriti në konkluzionin se Dedja nuk arrin nivel të besueshëm të pasurive. Vlerësohet se ka pasaktësi mes deklaratës për vetting-un dhe asaj vjetore, si dhe nuk ka shpjeguar të ardhurat.

Rezulton se persona të tjerë të lidhur me të nuk justifikojnë të ardhurat dhe për këtë arsye as subjekti nuk ka shpjeguar të ardhurat e pasurisë apartament.

Top Channel