Këngëtari i njohur Erik Lloshi ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në 5”, në Top Channel.

Ai foli për vendimin më të rëndësishëm dhe më befasues që mori këtë vit, shkëmbimin e unazës së fejesës më bukuroshen kroate Romina Sublic.

Eriku na tregoi se kishte gati një vit lidhje me vajzën simpatike, duke pranuar se kjo fejesë e shpejtë ishte plotësisht dëshira e tij.

Teksa Bieta i kërkoi ta etiketonte me një fjalë këtë vit që po përfundon, përgjigjia e këngëtarit nuk ishte aspak ajo që prisnim.

“Etiketa për këtë vit është akoma beqar”, tha ai, dhe kaq mjaftoi që në studio të shpërthenin pafund të qeshura.

Padyshim kjo ishte një shaka e Erikut, i cili më pas shtoi se është dhe do të jetë gjithnjë me Rominën.

Top Channel