Sërfi nuk është sport i lehtë, 35-vjeçari shpëton “in extremis” nga dallgët (Video)

17/12/2018 18:13

Thiago Jacare, sërfisti 35-vjeçar brazilian dhe një ekspert i dallgëve gjigante, e pësoi nga këto të fundit teksa ishte duke praktikuar sportin e tij në Nazare të Portugalisë.

Pasi u rrëzua nga tavolina e tij e sërfit, Jacare e pa veten që dallga gjigante ta zhysë më shumë në ujë, për disa minuta. Ai që i erdhi në ndihmë 35-vjeçarit ishte shoku i tij i skuadrës, gjermani Sebastian Steudner, i cili arriti ta shpëtojë “in extremis” me anë të një motori uji.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë. Ishte incidenti më i rëndë në jetën time. Mezi arrija të merrja frymë”, shpjegoi Jacare më vonë.

Plazhi portugez “Praia do Norta”, që ndodhet pranë Nazaresë, është e famshme në të gjithë botën për dallgët gjigante që shfaqen. Ishte pikërisht ky vend, ku surfisti nga Hauai, Garrett McNamara vendosi rekordin botëror, pasi kaloi një dallgë të lartë 30 m.

Top Channel