Kryeministri Edi Rama vijon me postimet ironizuese ndaj Partisë Demokratike.

Kreu i qeverisë ka siguruar një procerverbal nga Kuvendi Kombëtar i PD-së dhe ironizon gabimet e bëra në përllogaritje.

Kryeministri pyet se si ka mundësi që nga 4741 votues, votojnë 4919, ndërsa kujton edhe gafën e Bashës në Kuvend.

“Po 7×7 bojnë 42 praaa”, shkruan Rama.

Por, sipas Partisë Demokratike, nuk bëhet fjalë për gafë. Në procesverbal thuhet qartë se 4741 është numri i personave që janë verifikuar me mandat para nisjes së punimeve. 178 të tjerët janë pajisur me mandat pas nisjes së punimeve.

Top Channel