Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një foto nga lart të protestës së sotme të studentëve, duke thënë se ajo është gjymtuar nga Doktorresha dhe Artisti.

“Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama në rrjetin social.

Top Channel