Publikohet lista e të shumëkërkuarve në Qarkun e Lezhës, të gjithë të dënuar për vrasje

16/12/2018 15:06

Policia e Shtetit vijon të publikojë emrat e personave më të rrezikshëm dhe të shumëkërkuar në çdo qark, teksa këtë herë kë listuar 33 emra të këtij kontigjenti, në qarkun e Lezhës.

Në publikimin në rrjetet sociale, Policia e Shtetit ka publikuar emrat, moshën, fotot dhe veprat penale të të shumëkërkuarve, ndërsa ka ftuar qytetarët të raportojnë mbi vendndodhjen e tyre.

Mbi të shumëkërkuarit rëndojnë dënime me burg nga 14 vite burg, deri në burgim të përjetshëm, ndërsa veprat penale janë thuajse të gjitha vrasje.

“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në apelin e policisë.

FOTO GALERI
1/33

Top Channel