Ndotja e ajrit kthehet në shqetësim për Kosovën, norma disa herë më e lartë se normalja

16/12/2018 12:52

Ndotja e ajrit në Kosovë, gjatë viteve të fundit, ka qenë njëra ndër problemet kryesore. Kosova hyn në dhjetë vendet me shkallë të lartë te ndotjes së ajrit. Si pasojë e cilësisë jo të mirë të ajrit, qytetarët rrezikohen të preken nga sëmundje të ndryshme.

Qytetarët kanë frikë nga ndotja e ajrit duke thënë se kanë filluar të mos dalin gjatë natës kur niveli i ndotjes është më i lartë.

Bazuar në të dhënat e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, që është e vetja pasqyrë reale për ndotjen e ajrit, vlerat e grimcave “PM 2.5” janë disa herë jashtë normales.

Ndërsa, për qytetarët vazhdon të jetë absurde gjendja e ndotjes së ajrit në Kosovë, duke e shtruar pyetjen se si menaxhohet me këtë çështje në metropolet botërore, siç është New Yorku, Stambolli, Parisi, etj.

Top Channel