Bashkia e Tiranës është duke kryer një sërë investimesh në përmirësimin e rrjeteve të ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve, duke ofruar më shumë cilësi për qytetarët dhe duke shmangur përmbytjet në sezonin e reshjeve.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve e Bashkisë Tiranës ka nisur të zbatojë një tjetër projekt që do t’u vijë në ndihmë qindra familjeve që jetojnë përgjatë rrugës “Ali Shefqeti”, në Njësinë Administrative Nr.1.

UKT ka ndërhyrë dhe ka nxjerrë nga funksioni rrjetin e vjetër të kanalizimeve në rrugën “Ali Shefqeti”, duke e zëvendësuar këtë të fundit me tubacione të reja, të cilat do të ofrojnë siguri maksimale për menaxhimin e ujërave të përdorura.

Ky është një tjetër investim që i shkon zonës, pasi më parë janë bërë një sërë ndërhyrjesh në rrjetin rrugor.

Top Channel