Theresa May sulmoi një prej paraardhësve të saj, Tony Blair duke e akuzuar se po minonte bisedimet e Brexit-it me thirrjet për një referendum të dytë.

Komentet e Blair, kryeministrja e Britanisë i cilësoi një fyerje për postin që ai ka mbajtur dikur, e tha se ligjvënësit nuk mund të heqin dorë nga përgjegjësia për ta çuar Brexit-in deri në fund duke mbajtur një votim të dyte.

Bler u shpreh me herët se deputetët mund të mbështesnin referendumin e dytë nëse nuk funksionon asnjë prej mundësive të tjera.

Këto reagime vijnë pasi ligjvënësit laburistë përkrahës të kësaj ideje u takuan me ministrin e kabinetit David Lidington për t’i parashtruar çështjen e tyre.

Ishin gati 10 ligjvënës që argumentuan përpara Lidingtonit se mbajtja e një referendumi të dytë mbetet rrugëzgjidhja e vetme dhe se nuk kishte asnjë plan tjetër qeveritar, te cilin ata mund ta mbështesnin.

Ka megjithatë mjaft figura të rëndësishme në radhët e laburistëve që e shohin këtë plan me skepticizëm. Edhe qeveria i kundërvihet një referendumi tjetër, me pretendimin se populli britanik e tha fjalën e tij kur votoi ne 2016-tën për largimin nga Bashkimi Europian.

Top Channel