Në Spanjë, Barcelona arriti një tjetër fitore të thellë në transfertë. Katalanasit fituan në Valencia ndaj Levantes me rezultatin 5-0.

Suarez zhbllokoi rezultatin për Barcelonën, më pas i erdhi radha Messit që të bëjë detyrën e tij me plot 3 gola në këtë ndeshje duke shkuar në 14 gola sezonalë.

Shënoi emrin në listën e shënuesve edhe Pique me golin e 5 për kampionët e Spanjës që ruajnë kreun e renditjes me 34 pikë. Sevilla fitoi ndaj Gironës 2-0 dhe shkon në 31 pikë, po aq sa edhe Atletico Madrid.

Skuadra andaluziane e zgjidhi ndeshjen në pjesën e dytë kur shënoi të dy golat e sfidës me Ever Banegën në minutën e 55 dhe Sarabian në të 64.

Top Channel