Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet që zë vendin e parë në botë për vdekjet nga tumoret. Çdo vit, ai shkakton mbi 1.6 milionë viktima, më shumë sesa kanceri i gjirit, i zorrës së trashë dhe prostatës bashkë.

Sa i përket rasteve të reja, në botë diagnostikohen të paktën 1.8 milionë pacientë me kancer të mushkërive. Ky lloj kanceri mund të prekë çdo njeri, në çdo moshë, por është vënë re një rritje e numrit të grave, të prekura nga kanceri i mushkërive.

Deri para pak vitesh, kjo sëmundje e rëndë konsiderohej si fatale, por sot nuk mund të quhet më e tillë, pasi vazhdimisht po zbulohen trajtime të reja që rrisin mbijetesën. Gjithashtu, nëse kanceri i mushkërive zbulohet herët, ai mund të jetë i shërueshëm.

Sot, në emisionin shëndetësor “Hipokrati” do të trajtohet pikërisht kanceri i mushkërive. Cilat janë ekzaminimet e nevojshme që mund të na ndihmojnë të kapim në kohë shkallën e sëmundjes? Si ndihmojnë terapitë biologjike? A mund të kemi në të ardhmen një vaksinë kundër kancerit? Sa të rrezikuar ndihen duhanpirësit?

Këto dhe shumë pyetje të tjera do të keni mundësi t’i ndiqni duke nisur prej orës 18:20 në Top Channel.

Top Channel