Arben Skënderi dhe Mimoza Hajdarmataj kanë mohuar nëpërmjet postimeve në Facebook se janë pjesë e garës për Këshillin Kombëtar të PD-së

“Nga media mesova qe emri im eshte ne listen per kandidat te Keshillin Kombetar te Republikes se Re. Ne asnje rast nuk kam pasur dijeni per kete gje dhe njekohesisht deklaroj terheqjen time nga kjo pseudogare! U be kohe qe une vazhdoj te mendoj qe kjo nuk eshte PD qe duan demokratet por nje hibrid i quajtur “Republika e Re” e krijuar per qellime personale dhe financiare te nje grupi te vogel familjar dhe jo vetem, te cilet po e cojne Partine e Lirise ne Partine e vakise. Ne te gjitha rastet opozita nuk ka nevoje per poste per tu bere. Opozita e vertete eshte sot ne shesh” shkruan Skënderi.

Edhe Mimoza Hajdarmataj tha se i ka kërkuar Bashës të mos e kandidojë për shkak të angazhimeve në shoqërinë civile.

Top Channel