Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar edhe këtë të shtunë me prishjen e disa objekteve të tjera pa leje, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe.

Objekte që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje në vijën e parë anes rrugës janë shembur nga mjetet e rënda të IMT-së për t’i hapur rrugë kantierit për realizimin e projektit.

Paralelisht është punuar edhe për evadimin e mbetjeve, ku është kryer transporti i tyre i plotë duke liruar totalisht hapësirat.

Top Channel