Para që bien nga qielli, është diçka që çdo kush mund ta ëndërrojë dhe që vështirë se mund të realizohet, por është bërë realitet në East Rutherford, një zonë e New Yorkut.

Dollarë kanë rënë nga qielli në autostradë dhe nuk ishte një film. Kartëmonedhat duket se kanë dalë nga një mjet i blinduar që transportonte para, i cili është përfshirë në një aksident, dhe menjëherë trafiku ka shkuar në kaos.

Shoferët kanë ndaluar makinat e tyre, kanë zbritur dhe kanë filluar të mbledhin paratë në asfalt, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa përmes mediave sociale janë përhapur më pas imazhet e gjuetisë masive për dollarë.

Policia lokale thotë se tani njerëzit duhet të kthejnë paratë pas dhe se po heton për shkaqet që sollën aksidentin e më pas me incidentin me “fluturimin” e parave.

Top Channel