Pak përpara se të nisin punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, gjatë të cilit do të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar, strukturës drejtuese të partisë, është mësuar edhe agjenda e punimeve.

Gjithçka do të nisë me fjalën hapëse që do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, i cili prezanton anëtarët e Komisionit Zgjedhor, i përbërë nga Komisioni për Drejtimin e Kuvendit dhe Komisioni për Verifikimin e Mandateve, duke njoftuar edhe rendin e ditës.

Pas votimit vjen radha e fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas tij verifikohen mandatet dhe shpjegohet procedura e votimit.

Do të ketë hapësirë për diskutime nga delegatë në Kuvend, sikurse edhe nga disa deputëtë, përfaqësues të bashkive dhe kryetarë të degëve të PD-së.

Hapësirë për diskutim do të kenë edhe forumi rinor, ai i grave, përfaqësues të banorëve të “Astirit” dhe përfaqësues intelektualë.

Në fund hapet procesi i votimit për Këshillin Kombëtar, për të cilin garojnë rreth 350 kandidatë.

Top Channel