Skënderbeu do të luajë ndeshjen e javës së 17 të Kategorisë Superiore ndaj Luftëtarit, me gjirokastritët që po përballen me probleme të shumta.

Skuadra korçare vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi, ndaj Kukësit dhe Teutës, e në sfidën me gjirokastritët i duhet të marrë 3 pikët për të ngushtuar diferencën me Partizanin kryesues, që barazoi në sfidën e tij të fundit me Kukësin.

Trajneri Shehi e bëri të qartë objektivin e skuadrës së tij në këtë përballje, të cilën e konsideroi të vështirë.

Trajneri i kampionëve të Shqipërisë theksoi gjithashtu se, për shkak të disa mungesave, ai do të bëjë ndryshime për sfidën e radhës në kampionat.

Sfida Skënderbeu-Luftëtari, së bashku me atë mes Kastriotit dhe Teutës, do të plotësojnë kuadrin e javës së 17 të Kategorisë Superiore.

Top Channel