Ish-deputeti demokrat Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Imami u shpreh për mediat se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik, që do të zhvillohet nesër, po bëhet në kundërshtim me rregulloren e partisë.

“Basha tha se vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar. Lulzim Basha po shkel statusin, nuk respekton asnjë normë”, tha Imami për gazetarët.

I pyetur nëse do të ketë një lëvizje brenda PD-së, ai e mohoi. “Nuk do të ketë asnjë lëvizje, kundërshtimet i thash në mbledhje”.

Të shtunën në orën 10:30, Partia Demroaktike ka thirrur Kuvendin Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar. Janë rreth 7500 delegat të Kuvendit Kombëtar që do të votojnë për rreth 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ky moment i hap rrugë ristrukturimit të plotë të kuolës drejtuese të Partisë Demokratike, duke nxjerrë organin që zgjedh Kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet.

Top Channel