I ftuari i sotëm në “Ftesë në Pesë” në Top Channel me Bieta Sulon është një person shumë special, figurë që preferon të jetojë larg lajmeve dhe vëmendjes mediatike.

Bëhet fjalë për neurokirurgun e mirënjohur Mentor Petrela, i cili hap dyert e shtëpisë afro një shekullore për programin “Ftesë në Pesë”.

Në një rrëfim të sinqertë për familjen, profesionin , miqësinë e përfolur me Sali Berishën, internimin në Burrel në vitet e diktaturës, por edhe pasionin e tij për librat dhe përkthimin, doktor Petrela  na prezanton një portret të plotë  të jetës së tij, që shumë pak e njohin.

Një intervistë  për të mos u humbur, i rrethuar nga nipër dhe mbesa, realizuar në  një nga shtëpitë simbol të Tiranës, e cila përpos sendeve me vlerë, mbart në vetvete shumë  histori, art, dije, e mbi të gjitha ngrohtësi familjare.

Top Channel