Policia bën me dije se pasditen e së premtes, në rrugën “28 nëntori”, një makinë ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.

Ndërkohë, në autostradën Fushë Krujë-Tiranë, në Tapizë, një mjet tip BMW, me drejtues shtetasin A.I., ka aksidentuar shtetasin G.K, 58 vjeç, banues në Tapizë. I aksidentuari ndërroi jetë në vendngjarje

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë -Krujë dhe po pyetet në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel