Ndërkohë që studentët që protestojnë prej 10 ditësh kanë marshuar përmes bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të mbërritur para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për të protestuar atje këtë të mërkurë në vazhdën e punimeve të seancës plenare, shumë studentë e nxënës të tjerë vijojnë protestat e tyre nëpër rrethe.

Nga Korça, pavarësisht temperaturave të ulëta, raportohet se të rinjtë kanë vijuar protestën.

  Protesta e studentëve në Korçë vazhdon pavarësisht temperaturave të ulëta

Në Shkodër, studentët e “USH” dhe gjimnazistë u mblodhën për të protestuar në sheshin “2 Prilli”, e më pas do të nisen me autobusë drejt Tiranës për t’u bashkuar me protestuesit e kryeqytetit.

  Protesta e studentëve, në Shkodër mblidhen për të ardhur në Tiranë

Të njëjtën zgjedhje duket se kanë bërë edhe studentët e Elbasanit, që anë vendosur të nisen me autobusë drejt Tiranës.

Në Vlorë, ndërkohë, nuk ka nisur ende asnjë protestë, ndërsa nuk ka njoftim nëse do të ketë një të tillë.

Ndërsa në Berat në protestë do të dalin gjimnazistët dhe qytetarë të tjerë, në një miting të organizuar nga dega e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Top Channel