Në 10 ditë protestë studentore ka pasur zëra për përçarje, infiltrim të forumeve rinore të partive, kontroll nga opozita, mazhoranca apo forca të treta, por me aktin që kanë ndërmarrë sot duke u bashkuar përpara Parlamentit dhe më pas drejt Kryeministrisë, studentët i kanë treguar shqiptarëve forcën e vërtetë të rinisë.

E teksa në media shprehen se nuk janë përçarë e do vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e 8 kërkesave që i kanë paraqitur qeverisë, studentët kanë dhënë edhe një tjetër sinjal se janë bashkë në kauzën e tyre, pasi para Kryeministrisë kanë grisur pankartat me logot e tri partive kryesore, PS, PD dhe LSI.

Një grup studentësh grisën logot e partive dhe i hodhën në tokë duke i shkelur me këmbë, ndërsa menjëherë nxituan të valëvisnin flamurin kuqezi, për të treguar se protesta e tyre nuk është partiake.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel