Edi Rama pranoi nga foltorja e Parlamentit se protesta e studentëve ishte një leksion demokracie, duke treguar se si i lexon ai zhvillimet e ditëve të fundit.

“Ishte një shuplakë për qeverinë, një grusht për opozitën dhe një shpresë për shoqërinë. Shoqëria kërkon dialog”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, opozita po përpiqet të përdorë protestën e studentëve për qëllimet e veta.

“Opozita kërkon ta bllokojë zgjidhjen sepse kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri duke futur zgjidhjen në qorrsokak”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama përsëriti se i pranon të gjitha kërkesat e studentëve, por insiston të bisedojë me ta në lidhje me detajet e konkretizimit të 8 kërkesave.

Mbi kërkesën e rishikimit të titujve foli më konkretisht: “Dakord, por si do ta bëjmë këtë? Një gjë di të them: brenda 6 muajve doktoreshë Monika do të jetë e para që do të humbasë titullin duke hequr bluzën e duke mbajtur çizmen e LSI-së”.

Opozitës, për të cilën Rama nuk ka më dyshime se është e përfshirë në protestë, i la takim në zgjedhje.

Top Channel