Ish avokatit personal të Donald Trump i janë dhënë tre vite burg për t’i vuajtur në një burg federal, plus një gjobë prej 1.4 milon dollarësh.

Michael Cohen është dënuar për evazion fiskal, për faktin që ka gënjyer kongresin mbi raportet me rusët dhe për shkelje të ligjit elektoral mbi financimin.

Gjykatësi i “Southern District” i New York, William Pauley III, i ka dhënë një dënim më të lehtë në krahasim me veprat penale të kryera nga Cohen, megjithëse prokuri federal ka kërkuar 4 vite e gjysëm për ish avokatin e presidentit.

Gushtin e vitit të kaluar Cohen ka pranuar fajësinë për tetë akuza, mes të cilave atë të shkeljes së ligjit mbi financimin e fushatave elektorale, duke paguar dy gra të cilave u kishte blerë heshtjen, në lidhje me raporte seksuale të cilat ato kishin patur me presidentin aktual të Amerikës.

Në nëntor më pas është deklaruar fajtor për shkak se ka gënjyer Kongresin mbi marrëdhëniet e Trump-it në Rusi, për ta mbrojtur presidentin. Cohen pas dhënies së dënimit, duhet të dorëzohet në polici në datën 6 Mars të vitit të ardhshëm.

Top Channel