Ish lideri i Partisë Demokratike theksoi për “Open” se studentët kërkojnë që nëpërmjet plotësimit të këtyre 8 pikave, të rrëzojnë edhe ligjin për arsimin, që miratoi Rama gjatë qeverisjes së tij.

“Studentët janë kundër sistemit arsimor, që prodhoi ligji i reformës së Ramës dhe kërkojnë që të bjerë ky ligj. Nëse plotësohet 8 pikat, ligji bie dhe studentët kthehen në auditorë”, tha ish kryeministri i PD-së.

Sali Berisha lëshoi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, duke denoncuar edhe pasuritë e tyre, të cilësuara si “pjellë e korrupsionit”.

“Çdo njëri prej studentëve që janë sonte këtu, di më shumë nga universitetet, sesa piktori dështak dhe “Ndrikull Vila”. Sot ajo tha gjithçka, por nuk foli fare për vilën 200 mijë euro, të cilën ne ia kemi përmendur mbi 30 herë. Si mendoni ju se u ndërtua vila e Surrelit? Kanë marrë valixhet me para Rama dhe “Ndrikull vila”, për ndërtimin e atyre vilave”, theksoi Sali Berisha.

Ish kryeministri shtoi akuzat e tij në drejtim të qeverisë aktuale, duke theksuar se shumë mastera dhe doktoratura nuk mbrohen më në universitetet shtetërore, por janë shitur te privatët.

Top Channel