Gjyqtarët votuan qeverinë e tyre që quhet Këshilli i Lartë Gjyqësor, në të cilin ata do të përfaqësohen nga gjashtë anëtarë të të gjitha shkallëve.

Pesë anëtarëve të zgjedhur prej muajsh nga shoqëria civile do t’i bashkohen edhe gjashtë fituesit e kësaj të mërkure.

Me shumicë votash u shpallën fitues Medi Bici i Gjykatës së Lartë, Ilir Toska dhe Brikena Ukperaj nga gjykatat e apeleve dhe Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi dhe Marcela Shehu nga gjykatat e shkallëve të para.

Si në çdo votim nuk munguan edhe votat e pavlefshme, për të cilat gjatë numërimit pati gjyqtare që kërkuan të llogariteshin si të vlefshme.

Brenda kësaj jave edhe KLP dhe KLGJ ulet në tryezë për të zhvilluar mbledhjen e parë, për të shënuar faqen e parë të një axhendë të sapo nisur, e cila të çon drejt ngritjes së SPAK dhe GJKKO.

Top Channel