Zgjedhja e anëtarëve të KLP, Fatmir Xhafaj: Garanci e fortë për zbatimin e Reformës në Drejtësi

12/12/2018 11:39

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka reaguar pas zgjedhjes së 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Xhafaj, si ish-kryetar i Komisionit që hartoi Reformën në Drejtësi, ka thënë se përzgjedhja e anëtarëve të KLP-së tregoi ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë.

Në mesazhin e tij në Tëitter, Fatmir Xhafaj kërkon që edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të tregojë të njëjtën përgjegjshmëri.

“Përzgjedhja e anëtarëve të KLP-së dje, nga mbledhja e të gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë. Cilësia e procesit të përzgjedhjes, konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e ‘qeverisë’ së sistemit të drejtësisë, sipas standardeve më të mira euroatlantike. Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale. 6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë”, shkruan Xhafaj.

Top Channel