Të pyetur nga Top Story për emrat e trafikantëve, banorët në kamera të gjithë kanë frikë të flasin. I vetmi që guxon, deri diku është mjeku i nderuar me orgjinë nga ky fshat.

“Faktet treguan që edhe një pjesë e drejtuesve, ose e atyre që e merrnin hashashin nga Lazarati për ta eksportuar jashtë, ishin nga këta grupe ekzistuese të mëparshme nga krahinat e Vlorës dhe krahina të tjera”, tha mjeku Islam Buci.

Grupet e mëparshme, që operonin në zonën e Vlorës tashmë njihen nga e gjithë Shqipëria. Ata janë vëllezërit Habilaj. Jashtë kamerave edhe banorët e Lazaratit, na thonë se Habilajt hynin e dilnin ne fshat me makinat e tyre rregullisht.

Mesa duket në Lazarat ka pasur interesa të përfshira nga të dyja palët e politikës. Nga njëra anë Kryeministri Berisha i dha krah të lirë kultivimit të hashashit. Nga ana tjetër, njerëz të lidhur ngushtë me strukturat e Partisë Socialiste hynin e dilni në këtë fshat. Madje edhe djem deputetësh.

“Një pjesë e djemve që qenë atje, qenë djemtë e deputetëve të Partisë Socialiste”, tha Islam Buçi për Top Story.

Top Channel