Fshati Kadiaj është vetëm 5 km larg Lushnjes, por për të shkuar në qytet, banorëve u duhen të paktën 50 minuta.

Rruga e ndërtuar 30 vite më parë është amortizuar dhe, përveç premtimeve, investime nuk ka pasur.

Për të shkuar në Lushnje për urgjenca, shoferët u marrin banorëve 200 lekë për vështirësi rruge. Segmenti i fundit që të nxjerr në pjesën e autostradës Lushnje-Fier është edhe më i dëmtuari.

Të kontaktuar në telefon, përfaqësues të Bashkisë së Lushnjes shprehen se rruga e fshatit Kadiaj është pjesë e unazës bujqësore të lançuar nga qeveria dhe është në fazë tenderimi.

Por, deri atëherë këta banorë do të vujane njëlloj si 30 vitet e fundit.

Top Channel