Deputetët e mazhorancës mbështesin kërkesat e studentëve, por edhe ata janë të mendimit se 8 pikat duhet të jenë pjesë e një procesi dialogu.

“Si pedagoge, por edhe si nënë e dy vajzave studente mbështes kërkesat e studentëve, por instrumenti demokratik për zgjidhjen e ngërçeve është dialogu”, tha Elona Gjebrea, deputete e PS.

“Për të plotësuar kërkesat duhet dialog, ky është momenti që të diskutohet, në mënyrë që edhe studentët e brezit të ardhshëm të mos jenë në këtë situatë”, tha Milva Ekonomi, deputete e PS.

Kërkesa e studentëve që buxheti i arsimit të jetë sa 5% e GDP-së, sipas ligjvënësve është i parealizueshëm në këtë moment.

“Kërkesat që lidhen me buxhetin apo GDP-në janë kërkesa që duhet dialoguar për të parë realisht mundësinë e qeverisë”, tha Elona Gjebrea.

“Buxheti 5% është një kërkesë që do kohë, nuk mund të plotësohet me një të rënë të lapsit. Po të shikojmë, buxheti për arsimin ka qenë prioritet dhe është rritur nga 3.2%, sot është 3.32”, tha Milva Ekonomi.

Kërkesat e tjera, sipas Gjebras dhe Ekonomit janë plotësisht të realizueshme.

Top Channel