Valixhe prej kartoni, kapela kupolë dhe jelekët, këto janë rrobat tipike të emigrantëve siciliane të shekullit të shkuar.

Një kalendar i fotografit italian, Paolo Galletta, ka sjellë të njëjtat rroba, por këtë herë të veshura nga emigrantët e sotëm afrikanë që shkojnë në Itali e vende të tjera të BE-së.

Kalendari titullohet “Jemi të gjithë emigrantë”, dhe autori thotë se ndihmon t’u tregojë italianëve të sotëm se të ikësh nga varfëria, drejt shpresës për një jetë më të mirë, në një vend tjetër, ësht diçka që e kanë bërë dhe italianët ashtu siç e bëjnë sot të ardhurit nga vendet e tjera.

Fotomodelët janë vërtet emigrantë. Ata janë vendosur në qendra e emigrantëve në Mesina.

 

 

FOTO GALERI
1/15

Top Channel