Miranda Rira, kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, ishte një nga të ftuarat e sotme të Bieta Sulos në “Ftesë në 5” në Top Channel.

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, ajo ndau emocionet e shtatzënisë si edhe zbuloi se fëmija që pret të vijë në jetë do të jetë sërish vajzë.

Në bisedë e sipër Bieta e pyeti nëse kishte neps për ndonjë ushqim dhe Miranda nuk ngurroi të përgjigjej. Ajo pranoi se gjatë muajve të parë ka patur neps për byrekë dhe brumëra në përgjithësi, duke shtuar se çuditërisht nuk i ka shkuar mendja për ëmbëlsira apo mish.

Ndër të tjera kryetarja e bashkisë pranoi se do të rikandidojë për një mandat të dytë dhe do të vazhdojë të angazhohet në punën aktuale, pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet.

Top Channel