Federico Chiesa është kthyer në një prej futbollistëve më të kërkuar në Serie A, aftësitë e të cilit Fiorentina i vlerëson me të paktën 50 milionë euro.

Bomberi i skuadrës nga Firence, që garanton një repart të tërë i vetëm dhe prodhon gola me efikasitet të madh pikësh, tani është vlerësuar edhe nga statistikat.

Numrat tregojnë se Federico Chiesa është “mbreti” i driblimeve në Serie A. Edhe pse në përballjet e fundit nuk është shfaqur aq shkëlqyes sa në ndeshjet e para të sezonit, ekspertët tregojnë se sulmuesi i Kombëtares italiane ka në total 36 driblime të suksesshme, me një mesatare prej të paktën 3 kalimesh në çdo garë.

Talenti i Fiorentinës lë pas krahëve Joao Cancelon e Juventusit, që në të vërtetë ka më shumë driblime, por ka gjithashtu shumë më tepër tentativa të pasuksesshme me fanellën e bardhezinjve. Lazzari i skuadrës së Spalit është në shkallën më të ulët të podiumit.

Top Channel