Berlin, “bum” turistësh në tregjet e Krishtlindjeve

11/12/2018 14:54

Tregjet e Krishtlindjeve në Berlin po tërheqin turistë nga e gjithë bota.

Kryeqyteti gjerman ka më shumë se 60 të tilla dhe shpresat janë që të mbledhin sa më shumë para’ nga ushqimet, pijet dhe objektet festive që ofrojnë.

Këto lloj tregjesh janë një traditë e gjatë në Gjermani. I pari prej tyre është shfaqur në Bavari, në shekullin XIX. Në Berlin, tregjet e Krishtlindjeve ekzistojnë prej të paktën 5 shekujsh. Ato luajnë një rol të rëndësishëm me atmosferën e hareshme që krijojnë.

Familjet takohen për të ngrënë së bashku e për të blerë dhurata, ndërsa kolegët e punës shpeshhere mblidhen për një gotë verë të ngrohtë pas një dite të lodhshme në zyrë. Por, në këtë kohë të vitit ka dhe plot turistë që festat e fundvitit i tërheqin si me magnet.

Berlini, nga sa tregojnë të dhënat zyrtare, është destinacioni i tretë më popullor në Europë për sezonin festiv, pas Londrës dhe Parisit. Pjesa më e madhe e vizitorëve atje janë nga Mbretëria e Bashkuar.

Top Channel