Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në Twitter se “paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim”.

“Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh”, shkruan Basha në Twitter.

“Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA”, shton Basha.

Top Channel