Ankandi i “Luftës së Yjeve”; Ngrihen dyshime për vërtetësinë e shpatës me lazer

11/12/2018 16:42

Duhet të shitej në ankand për 200.000 dollarë, por shpata e lazerit e përdorur nga personazhi Luke Skywalker në episodin e parë të “Luftës së e yjeve” është kthyer në temë debatesh, duke bërë që shitja të anulohej. Adhuruesit e sagës së famshme kishin ngritur dyshime mbi autenticitetin e saj.

Objekti, për të cilin do të binte çekiçi i shtëpisë së ankandeve “Profiles in History” në Kaliforni, përshkruhej si një prej pesë shpatave të këtij lloji të krijuara Roger Christian, skenografi i filmit fitues të çmimit Oscar, e të përdorura nga aktori Mark Hamill.

Christian kishte dërguar një letër që konfirmonte autenticitetin, por duket ka pasur disa paqartësi. Për këtë arsye, u vendos tërheqja e saj nga shitja derisa mospërputhjet të sqarohen.

Fansat e sagës fantastiko-shkencore kishin ngritur pyetjen nëse shpata ishte një prototip, apo bëhej fjalë për një kopje. Objektet dhe kostumet e Luftës së Yjeve mund të mbërrijnë çmime marramendëse në ankand. Vitin që shkoi, një shpatë tjetër e përdorur nga Skywalker u shit për $450,000 dollarë.

Top Channel