“Top Show” vë në dispozicion platformën e tij për një përballje mes studentëve dhe kryeministrit të vendit. Një ftesë e hapur për të gjithë studentët, të cilët duan të përfaqësojnë vetveten dhe që duan t’i thonë në sy shefit të qeverisë të vërtetat e tyre. Ftesa është e hapur edhe për kryeministrin Edi Rama.

“Top Show” në Top Channel fton si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe studentët që të përballen me njëri-tjetrin në studion e gazetarit Alban Dudushi.

Kushdo nga studentët, që dëshiron të jetë pjesëmarrës në këtë debat, të regjistrohet në formularin e mëposhtëm, e më pas do të kontaktohet nga stafi i emisionit “Top Show” për të debatuar sot (11 dhjetor) në orën 22:00 drejtpërdrejt në studiot e Top Channel në Kashar.

Top Channel