Mediat publikuan një foto ku shihej një mesazh i deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma, në WhatsApp për atë që lexohet se është grupi i FRPD-së.

Duma bën thirrje që protesta të vijojë më gjatë në “Zogun e Zi”, në mënyrë që askush të mos shkojë në Top Channel, ku sonte do të jetë një përballje e studentëve me kryeministrin e vendit Edi Rama, në progragramin “Top Show” nga Alban Dudushi.

“Në vëmendjen tuaj të keni porosinë që të mbahet sa më gjatë Zogu i Zi që të mos shkojë njeri te Top Show”, shkruan Duma në WhatsApp, raportoi Gazeta “Tema”.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i selisë blu.

“Mediave u është shpërndarë  nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD. Fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve. Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë.  Jemi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar.  Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Top Channel